Deputetët e LV-së nuk marrin pjesë në seancën për votimin e Qeverisë Hoti
03 qershor 2020
| 11:35
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk po marrin pjesë në seancën e jashtëzakonshme, në të cilën pritet të votohet qeveria e re, me kandidatin për kryeministër Avdullah Hotin nga LDK-ja.
LV-ja e ka kundërshtuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila i ka jep të drejtë dekretit të presidentit Hashim Thaçi për mandatimin e Hotit për kryeministër.
(M.Q / Epoka e re)



