Dembele, afër Juventusit

03 qershor 2020 | 13:12

Ousmane Dembele edicionin e ardhshëm mund të mbrojë ngjyrat e skuadrës së Juventusit. Lajmi për transferimin e futbollistit francez në Torino e ka bërë të ditur “Mundo Deportivo”.

Dembele si pasojë e lëndimeve të shpeshta nuk ka mundur të lerë gjurmë në skuadrën e Barcelonës dhe transferimi te Juventusi, duket një gjë pozitive për francezin. Barcelona kërkon 110 milionë euro për francezin, por në marrëveshje mund të përfshihet edhe Miralem Pjaniq.

23-vjeçari në vitin 2017 nga Borussia Dortmund u transferua tek Barcelona. Në klubin spanjoll ai është paraqitur në 51 ndeshje dhe ka realizuar 12 gola.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala, ka deklaruar se do…