Arrihet marrëveshja, shtetasit kosovarë që janë nisur nga Italia do të vinë në Kosovë

05 qershor 2020 | 09:32

Një autobus me 12 kosovarë që ishin nisur nga Italia e të cilët patën problem për kalimin e kufirit në Kroaci e në Mal të Zi, do të kthehen në Kosovë.

Kështu ka njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës përmes një njoftimi.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës ka arritur sonte marrëveshje mirëkuptimi me autoritet kroate dhe ato malazeze, që të lejojnë̈ kalimin e autobusit në të cilin ndodhen më shumë se dhjetë shtetas kosovarë, të nisur një̈ ditë më parë nga Italia”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Ky është njoftimi i plotë i Ministrisë:

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës ka arritur marrëveshje mirëkuptimi me autoritet kroate dhe ato malazeze, që të lejojnë̈ kalimin e autobusit në të cilin ndodhen më shumë se dhjetë shtetas kosovarë, të nisur një̈ ditë më parë nga Italia.

Agjencia e cila ka organizuar udhëtimin, ishte nisur nga Italia drejt Kosovës pa kërkuar leje nga institucionet e Republikës së Kosovës dhe pa i ditur masat që janë̈ në fuqi në vendet nëpër të cilat planifikonte të kalonte transit.

Autobusi është̈ ndaluar nga autoritetet kroate, ngase disa nga udhëtarët nuk posedonin dokumentacionin e rregullt (vizë transit ose Schengen), dhe aty janë njoftuar po ashtu se Mali i Zi nuk i ka hapur kufijtë me Italinë̈ (prej nga ishin nisur), ngase ky vend konsiderohet ende si vatër e COVID-19.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përmes kanaleve të saj diplomatike, ka arritur të sigurojë nisjen e shtetasve kosovarë të ngujuar në kufirin midis Kroacisë dhe Sllovenisë prej më shumë se 30 orësh.

I ftojmë të gjithë̈ bashkatdhetarët që përpara se të nisen drejt vendlindjes, të kontaktojnë Misionet diplomatike të Republikës së Kosovës, pasi shumë shtete, si pasojë e pandemisë̈, kanë ende në fuqi disa masa që duhet plotësuar gjatë kalimit transit.

(Numrat kontaktues mund t’i gjeni këtu)

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Analisti politik Shkëlzen Maliqi ka deklaruar se jetëgjatësia e qeverisë…