Ministri Veliu riaktivizon planin e reagimit kombëtar
08 qershor 2020
| 19:37
Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka riaktivizuar planin e reagimit kombëtar dhe ka ndryshuar përbërjen e Grupit Ndër – Institucional për Menaxhimin e Incidenteve.
Sipas njoftimit të MPB-së, ky vendim i ministrit Veliu ka për qëllim që të koordinojë të gjitha veprimet institucionale sa i përket menaxhimit të situatës me Covid-19.
“Grupi Ndër-Institucional me ndryshimet e bëra do t’i kryejë detyrat dhe përgjegjësitë e veta duke u bazuar në ligjin për Mbrojtjen nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë e tjera sipas Planit të Reagimit Kombëtar dhe legjislacionit përkatës. Me hyrjen në fuqi të vendimit nr. 683 shfuqizohet vendimi nr. 112 i datës 19.03.2020”, është bërë me dije në njoftimin e MPB-së.
(M.Q / Epoka e re)



