Rezulton pozitiv me Covid-19 i gjithë blloku operativ i spitalit ‘Francez’

15 qershor 2020 | 23:46

Shtohen infektimet me Covid-19 në Qendrën Spitalore Universitare Tiranë.

Raportohet se i gjithë blloku operativ i spitalit “Francez” brenda QSUT-së ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Rritet numri i të prekurve me covid19 në Shqipëri, pozitiv i gjithë blloku operativ i spitalit “Francez”

Një ditë më parë rezultuan me Covid-19 dy specializantë në këtë spital. Në përditësimin e të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë bëhet me dije se në 24 orët e fundit janë zbuluar 69 persona.

Po sot ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u shpreh se edhe pse në Shqipëri ka një rritje të ndjeshme të personave të prekur nga covid19, rikthimi në karantinë nuk është një opsion.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Sot është shënuar edhe një rast pozitiv me Covid-19 në…