Hoti fton në takim liderët partiakë

17 qershor 2020 | 10:22

Kryeministri Avdullah Hoti ka bërë me dije se ka ftuar në takim liderët partiakë, për një takim të përbashkët të Forumit të liderëve, i cili do të mbahet nesër në orën 11:00 në Zyrën e Kryeministrit.

“Me qëllim të bashkërendimit të qëndrimeve të spektrit politik të vendit, në procesin e dialogut me Serbinë, si dhe në vigjilje të vizitës në Washington, i ftova liderët partiakë për një takim të përbashkët të Forumit të liderëve, i cili do të mbahet nesër në orën 11:00 në Zyrën e Kryeministrit”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Edy Reja, e ka cilësuar…