Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit organizon debat publik për zgjerimin e rrugës N9 “Kijevë-Zahaq”

17 qershor 2020 | 15:08

Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit duke u bazuar në Ligjin Nr. 03/L-214 për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, Neni 20, pika 2 dhe 4, Njësia për Zbatimin e Projektit “Kijevë-Zahaq” në bashkëpunim me Ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, ka organizuar debate publike të cilat do të mbahen në Kuvendin Komunal të Klinës, me datë 13.07.2020 në ora 11:30, në Kuvendin komunal të Malishevës, me datë 14.07.2020 në ora 11:00 si dhe në Kuvendin komunal të Pejës. me datë 15.07.2020 në ora 11:00.

DEBAT PUBLIK

Për Raportin e Vlerësimit të  Ndikimit në Mjedis për: Zgjerimin e rrugës Nacionale N 9, Prishtinë-Pejë; Segmenti: Kijevë-Klinë deri në Zahaq. Me këtë rast njoftohet publiku i interesuar se me datë: 13.07.2020, në ora 11:30, në sallën e KUVENDIT KOMUNAL TË KLINËS, në Klinë, do të organizohet Debat Publik nga Njësia për Zbatimin e Projektit “Kijevë-Zahaq” në bashkëpunim me Ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit. Po ashtu nga kjo ministri njoftohet  publiku i interesuar se më datë: 14.07.2020 në ora 11:00, në sallën e KUVENDIT KOMUNAL TË MALISHEVËS, në Malishevë, do të organizohet debat publik nga Njësia për Zbatimin e Projektit “Kijevë-Zahaq” në bashkëpunim me Ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit.

Njoftohet publiku i interesuar  se me date: 15.07.2020 në ora 11:00, në sallën e KUVENDIT KOMUNAL  TË PEJËS, në Pejë, do të organizohet debat publik nga Njësia për Zbatimin e Projektit “Kijevë-Zahaq” në bashkëpunim me Ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit.

Përmbledhja jo teknike e raportit të VNM do të ekspozohet në ketë debat publik. Pjesëmarrja e juaj na ndihmon në implementimin e projektit. Për më shumë informata kliko mbi linkun: Epoka, 17 qershor 2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bedri Islami Lavdia u takon atyre që flijohen për vizione…