Ministri Selimi: Në procesin e vetingut të përfshihen ShBA-ja, BE dhe Britania

22 qershor 2020 | 17:13

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi së bashku me zëvendëskryeministrin Driton Selmanaj, ka mbajtur takimin e parë me grupin e ekspertëve të pavarur për dizajnimin e parimeve udhëheqëse dhe skenarëve të reformës së vetingut.

Në konferencë për medie, Selimi ka thënë se gjatë këtij takim është njoftuar për punën e deritanishme të grupit të ekspertëve të vettingut dhe për disa çështje specifike që kanë të bëjnë me sistemin e llogaridhënies.

“Personalisht kam paraqitur qëndrimin tim që në këtë proces të kemi gjithëpërfshirje. Për më shumë, për ne është e rëndësishme që ky proces i llogaridhënies të bashkëdyzohet me hisedarët tjerë siç janë ShBA-ja, BE-ja, Britania e Madhe dhe të tjerët që kanë kontribuar për një kohë të gjatë në Kosovë”, ka thënë Selimi, raporton “Epoka e re”.

I pari i Drejtësisë, ka bërë me dije se ka marrë mbështetje edhe nga institucionet e drejtësisë si Këshilli Prokurorial dhe Këshilli Gjyqësor që të jenë pjesë e një sistemi gjithëpërfshirës.

“Pra nëse kemi gjithë përfshirje, të gjithë e dinë që kemi objektivitet dhe ky objektivitet duhet të formohet edhe me ato palë që potencialisht nuk mund të pajtohen mes vete, por këto mospajtime dhe gjetja e të vërtetës duhet të diskutohen bashkë”, është shprehur Selimi.

Ndërsa zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, ka shprehur gatishmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës për procesin e reformës në drejtësi, duke përfshirë gjithë akterët relevant.

“Jemi shumë të përkushtuar që në Kosovë të ketë hapa konkret në fuqizimin e sundimit të ligjit, fuqizimin e shtetit të së drejtës dhe tashmë jemi në fazën ku do të përcaktojmë modelet më të mira se cilat janë ato”, ka thënë Selmanaj.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Lulëzim ETEMAJ Përgjatë kohës së pandemisë COVID-19, me qëllim për…