Nxirret nga uji trupi i pajetë i 37-vjeçarit që ra me kamion në liqenin e Kukësit
30 qershor 2020
| 00:18
Pas disa orësh është nxjerrë trupi i pajetë i drejtuesit të kamionit që u rrëzua me automjetin e tij në liqenin e Kukësit.
Ferit Lleshi, 37 vjeç është nxjerrë nga liqeni pas disa orë kërkimesh nga polumbarët e RENEA-s.
Automjeti tip kamion ra në liqen në rrugën e vjetër të Kukësit në Urën e Kolshit. Ndërsa po sot në liqenin e Kukësit u nxor i mbytur një 16-vjeçar.