OVLUÇK-ja paralajmëron protestë më 9 korrik
Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVLUÇK), Nasim Haradinaj, ka bërë me dije se më 9 korrik organizatat e dala nga lufta do të protestojnë në mbrojtje të luftës së UÇK-së.
Ai në emisionin në “Debat” në RTK ka thënë se do të protestojnë për të kundërshtuar Gjykatën Speciale.
Nasim Haradinaj para disa ditësh për “Epokën ka thënë se publikimi i propozimaktakuzës për presidentin Hashim Thaçi dhe liderin e PDK-së, Kadri Veseli, ka treguar se Gjykata Speciale është gjykatë politike.
“OVLUÇK-ja edhe më herët ka thënë se çdo ish-ushtar i UÇK-së do të jetë cak i kësaj gjykate. Qëndrimin për këtë gjykatë ne e kemi bërë me dije edhe më herët dhe do të vazhdojmë të deklarojmë se jo kjo gjykatë është politike. Pra, kjo është gjykatë e padrejtë sepse është një-etnike. Për mua është gjykatë raciste. Prej fillimit të punës e deri të ngritja e kësaj akuze, kjo gjykatë ka shpërfaqur atë që e kemi thënë ne, se funksionon mbi argumente politike dhe jo mbi juridike. Publikimi i kësaj akuze pak dita para se Kosova të nisë një dialog me Serbinë në ShBA, në të cilin do të bisedojë për një marrëveshje historike në mes të këtyre dy vendeve, tregon për karakterin e kësaj gjykate”, ka thënë Haradinaj.



