Presidenti për Reçakun: Ky është vendi i nderit kombëtar
06 korrik 2020
| 20:53
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar Reçakun e Shtimes, ku ka takuar banorët e këtij fshati.
Siç dihet forcat policore dhe ushtarake serbe në vitin 1999, kanë vranë e masakruar mbi 45 civilë shqiptarë, në këtë fshat.
Postimi i plotë i Thaçit:
Sonte në Reçak, në vendin e mrekullueshëm me njerëz të mrekullueshëm. Në vendin e kujtimit, respektit dhe nderit kombëtar.
Kujtojmë se 21 vite më parë këta njerëz përjetuan krimin më të rëndë kundër njerëzimit, pas Srebrenicës. Nder dhe lavdi e përjetshme për të rënët e Reçakut! HTH