Nga këto komuna janë rastet e reja me Covid-19

08 korrik 2020 | 23:39

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se sot kanë rezultuar edhe 214 raste pozitive nga 413 mostrat e marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Prishtina është e para me numrin e ri të rasteve, gjithsej 68. Pastaj është Ferizaj me 55 raste dhe Mitrovica me 35 raste.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 68 raste, komuna Ferizaj 55 raste, komuna Mitrovicë 35 raste, komuna Fushë Kosovë 13 raste, komuna Prizren 10 raste, komuna Lipjan 8 raste, komuna Vushtrri 6 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Han i Elezit 2 raste, komuna Malishevë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Junik, Suharekë dhe Shtime”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

(V.Z/ Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar…