Sonte mos pritni rezultate nga IKSHPK-ja, kjo është arsyeja

14 korrik 2020 | 23:23

Në një komunikatë për media, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sonte nuk do të ketë rezultate nga IKSHPK-ja për numrin e atyre që rezultojnë pozitiv me Covid-19.

“Me qëllim të informimit në një kohë sa më të përshtatshme për publikun për rezultatet e testimeve për SARS-COV-2 nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës; përkatësisht për numrin e mostrave të analizuara, numrin e atyre që rezultojnë pozitiv në Covid-19, numrin e të shëruarve, numrin e të vdekurve, numrin e rasteve aktive si dhe shpërndarjen e tyre sipas komunave, duke filluar nga dita e nesërme, 15 korrik 2020, ky informacion do të ndahet me publikun çdo ditë në ora 15:00, qoftë përmes konferencave për media, lidhjeve të drejtpërdrejta apo formave të tjera të përshtatshme për publikun”, ka njoftuar MSh-ja.

“Po në këtë komunikim, çdo ditë do të jepen edhe të dhënat për numrin e pacientëve të shtrirë në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës dhe njësitë e tij- spitalet e përgjithshme, gjendjen shëndetësore të pacientëve si dhe karakteristika të tjera me interes rreth ecurisë klinike të Covid-19 në Kosovë”, theksohet më tutje në këtë njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Odës së Farmacistëve, Arianit Jakupi, tregon se është…