Dua Lipa publikon flamurin “Autochthonous”, qarten serbët në komente

20 korrik 2020 | 09:53

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të suksesshme në tregun e muzikës ndërkombëtare. Këngëtarja me origjinë nga Kosova, përpos të gjithave, asnjëherë nuk harron rrënjët e saj.

Dua vazhdimisht publikon në rrjetet sociale mesazhe patriotike. Të njëjtën gjë këngëtarja ka bërë edhe së fundmi.

Këtë herë ajo ka publikuar një foto të hartës së madhe të Shqipërisë bashkë me figurën e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit, e njohur ndryshe edhe me si flamuri i “Autochthonous”.

Po ashtu Dua ka shpjeguar edhe domethënin e termit. Autochthonous, mbiemër i  një banori të një vendi, autokton dhe jo i ardhur si emigrantët apo kolonistët”, ka shkruar Dua.

https://www.instagram.com/p/CC1bN9Wsx1a/?utm_source=ig_web_copy_link

Ky postim u vlerësua shumë nga shqiptarët, por jo edhe nga pala serbe.

Shumë profile të tyre në Instagram, shprehën mllef ndaj Duas, madje disa thonin se shqiptarja po nxit një tjetër luftë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se me Serbinë…