Presidenti i Barcelonës: Na intereson Martinezi, Messi nuk largohet

26 korrik 2020 | 14:02

Presidenti i Barcelonës, Jozef Maria Bartomeu ka pranuar interesimin për Lautaro Martinezin, por mohon fjalët për një kalim të Lionel Messit tek Interi.

Katalanasit e shohin sulmuesin argjentinas të zikaltërve, si zëvendësuesin ideal të Luis Suarezit, por Bartomeu tregon që për momentin nuk ka zhvillime të reja. Në një intervistë për “El Mundo Deportivo”, presidenti i Barcelonës u shpreh: “Ne kemi folur me Interin për Lautaon, por për momentin nuk ka të reja. Fokusi ynë tani është Liga e Kampionëve, që do rifillojë së shpejti”.

Më pas Bartomeu foli edhe për Messin, me argjentinasin që është përfolur kohët e fundit për një kalim tek Interi, por Bartomeu shprehet i sigurt që Messi do e përfundojë karrierën tek Barcelona.

“Messi e ka thënë disa herë që do ta mbyllë karrierën këtu, dhe unë nuk kam dyshime për rinovimin e kontratës së tij. Kam një marrëdhënie shumë të ngushtë me Messin, siç bëj me të gjithë kapitenët”, ka shtuar Bartomeu.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Greqia është në zi pas faljes së namazit të parë…