Sekretet e Stonehenge, zbulohet origjina e gurëve të mëdhenj

02 gusht 2020 | 10:39

Gurët e mëdhenj të Stonehenge kanë një tjetër prejardhje nga ajo që dihej deri tani.

Hulumtimet e reja shkencore zbuluan se copat e mëdha të gurit në vendin e lashtë janë sjellë nga West Woods, një pjesë e Wiltshire-it në Britaninë e Madhe.

Pjesët e gurit të njohur si “sarsens” përbëjnë Stonehengen që për shekuj me radhë ka bartur me vete sekrete të mëdha të krijimit.

Rezultatet e analizave me rreze ultravioletë kanë treguar se gurët janë marrë në një vend që është pak kilometra nga vendi i lashtë.

Ndërtime të ngjashme arkeologjike ende mund të gjenden në West Woods.

“Ishim të befasuar kur morëm vesh se gurët e West Woods janë të njëjtit me dy gurët e Stonhenge. Të gjithë ishin të mendimit se gurët mund të jenë transportuar nga ndonjë vend më të lartë”, ka thënë Katy Whitaker, arkeologe në Universitetin e Readingut.

Shkencëtarët deri më tani e dinin se gurët e vegjël të njohur Stonehenge vinin nga Uellsi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kohën e pandemisë së koronavirusit të ri, që shkakton…