Hoti: FSK-ja është në gatishmëri për të vepruar nëse ka vërshime

05 gusht 2020 | 16:01

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka bërë me dije se edhe ushtria e Kosovës është e gatishmëri për të vepruar nëse do të këtë përmbytje në vend, pas reshjeve të mëdha të shiut.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se i ka njoftuar kryetarët e komunave se ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu dhe ministri i FSK-së, Anton Quni, janë angazhuar për këtë çështje.

“Sipas Institutit Hidrometeorologjik, mund të priten vërshime nga të reshurat e shumta. Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave së bashku me FSK-në do të jenë në gatishmëri për të intervenuar sipas nevojave që paraqiten nga komunat. Sapo i njoftuam Kryetarët e Komunave se dy ministrat, Veliu dhe Quni, janë angazhuar tanimë”, ka shkruar Hoti.

(M.K / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i është kundërpërgjigjur kritikave të…