Mustafa flet rreth përçarjeve në koalicion, paralajmëron takim me Haradinajn

05 gusht 2020 | 15:37

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i është kundërpërgjigjur kritikave të kreut të AAK-së dhe partnerit të koalicionit, Ramush Haradinajt, pasi ky i fundit, mbrëmë në televizionin publik, ka dhënë shenja se koalicioni mund të prishet nëse nuk koordinohen për negociatat finale me Serbinë.

Mustafa ka bërë me dije se shumë shpejt do ta takoj kreun e AAK-së, Ramush Haradinajn, për t’i diskutuar përçarjet që janë shfaqur ditëve të fundit në medie, nga partnerët e koalicionit.

“Unë jam ballafaquar me Covid deri para pak ditësh. Sa ta marrë veten, do të takohem me z. Haradinaj. Do t’i bisedojmë të gjitha çështjet të cilat po hapen në medie. Koalicioni është themeluar mbi bazat e besimit reciprok, prandaj do të investojmë që ky besim të kultivohet”, ka thënë Mustafa për gazetën “Objektiv”.

Mbrëmë kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në “RTK” ka thënë se partia e tij nuk është pjesë e dialogut me Serbinë, e për këtë gishtin e ka drejtuar kah kryeministri Avdulalh Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drita do të përfaqësoj Kosovën në ndeshjet parakualifikuese të Ligës…