Pamjet e katastrofës në Bejrut në disa fotografi

06 gusht 2020 | 08:58
Imazhet satelitore të cilat CNN i ka siguruar nga Planet Labs Inc shfaqin kraterin masiv në vendin ku ndodhi shpërthimi i fuqishëm, më saktësisht pranë portit të qytetit të Bejrutit. Imazhet tregojnë sesi pothuajse çdo ndërtesë ka pësuar dëme të mëdha, apo janë shkatërruar plotësisht nga shpërthimi.

Ndërtesa gjigante të cilës pothuajse i ka mbetur vetëm një pjesë e murit, shihet se si ende qëndron në afërsi të kraterit të mbushur me ujë, ku dikur në këtë pjesë të portit ishin dy ndërtesa. Dëmet e shpërthimit janë më të theksuara në pjesën lindore ku, përveç ndërtesave që “u fshin nga faqja e dheut”, një anije gjigante që ishte pranë portit është fundosur.

Hiq më lehtë nuk kanë shpëtuar as pjesët e tjera përreth portit, ku nga shpërthimi nuk ka mbetur asgjë nga shumë lokale afariste si dhe depo të shumta që përdoreshin për mallra të ndryshme.

Sipas kryeministrit libanez Hassan Diab, rreth 2 750 tonelata të materieve kimike kanë shpërthyer gjatë të martës. E nga shpërthimi i fuqishëm është ngritur në ajër një re në formë të kërpudhës, që ngjante shumë me sulmet bërthamore në Hiroshima dhe Nagasaki.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të dhënat flasin se Maqedonia e Veriut gjendet në mesin…