Ndërron jetë Isa Qorraj, kryetari i Deçanit ngushëllon familjen

06 gusht 2020 | 21:28

Sot në  Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka ndërruar jetë  Isa Qorraj, punëtor i Ndërmarrjes Rajonale ‘Drini i Bardhë’ në Deçan.

Familjen Qorraj e ka ngushëlluar kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili ka thënë se Isa Qorraj ishte burrë i besës dhe fjalës.

“Sot si pasoj një aksidenti trafiku të ndodhur ditë më parë, paska ikur në amshim punëtori i Ndërmarrjes Rajonale ‘Drini i Bardhë’ në Deçan, Isa Qorraj nga Carrabregu i Poshtëm. Isan do ta kujtojmë gjithmonë si burr të besës dhe fjalës, bashkëpunëtor i shkëlqyer, i përgjegjshëm dhe i përkushtuar në kryerjen e detyrave të punës. Ngushëllime familjes Qorraj dhe të afërmëve! I lehtë i qoftë dheu!”, ka shkruar Ramosaj në profilin e vet në “Facebook”.

I ndjeri është babi i kryeredaktorit të gazetës “Epoka e re”, Mal Qorraj.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koordinatori shtetëror për dialogun me Serbinë, Skënder Hyseni, ka thënë…