Dritën e presin rivalë të frikshëm në Ligën e Kampionëve

09 gusht 2020 | 10:47

Drita mposhti një ditë më parë Inter Escaldes, kampionen e Andorrës dhe do tentojë të kualifikohet në raundin e parë kualifikues të Champions League. Për këtë duhet të fitojë kundër Linfield, kampionëve të Irlandës së Veriut.

Nëse ia del të kualifikohet, më pas shorti i rezervon kampionëve të Dardanisë një rival të pakalueshëm. Celtic, Legia Varshava dhe Ferencvarosh ku luan Myrto Uzuni, janë tre klubet që mund të ndeshen me Dritën.

Gjilanasit gjithsesi me përparësi kanë triumfin kundër Linfield, pasi më pas mund të luajnë në kualifikueset e Europa League, edhe nëse eliminohen nga Champions League.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pesë persona të dyshuar janë arrestuar dje në Skenderaj për…