Pesë të arrestuar në Skenderaj për tentim vrasje

09 gusht 2020 | 10:46

Pesë persona të dyshuar janë arrestuar dje në Skenderaj për tentim vrasje, bën të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

“Janë arrestuar pesë persona të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët ishin përfshirë në rrahje. Si pasojë e rastit të gjithë të dyshuarit edhe një viktimë kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit tre prej të dyshuarve janë dërguar në mbajtje kurse dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në Raportin e Policisë.

Policia shton se rasti vazhdon të hetohet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i OVL së UÇK-së, Hysni Gucati, ka kërkuar nga…