“FBI-ja shqiptare” nis punën më 1 shtator
13 gusht 2020
| 12:38
Më një shtator nis nga puna ‘Byroja Kombëtare e Hetimit’, e cila do të jetë në drejtimin e ish-numrit dy të policisë së shtetit, Aida Hajnaj.
‘Report Tv’ ka mësuar nga burime pranë Prokurorisë së Posaçme se ka përfunduar programi trajnues për zonjën Hajnaj, e cila me nisjen e punës do t’i nënshtrohet edhe trajnimit.
Ndërsa pritet që javën e parë të shtatorit të rifilloj puna edhe për rekrutimin e 60 agjentëve të ‘FBI shqiptare,’ BKH të cilët pasi të kualifikohen me një proces konkurimi do të trajnohen më pas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Mësohet se selia e BKH do të jetë në katin e katër të godinës aktuale të Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit e Korrupsionit, e cila aktualisht po i nënshtrohet një proçesi rikonstruksoni.