Spektakël i rrufeve në dhe përreth Prishtinës, ja kur përsëriten

18 gusht 2020 | 08:26

Shi i rrëmbyeshëm dhe shkarkime rrufesh ka pasur mbrëmë në Prishtinë.

Përveç kryeqytetit, mot të ngjashëm ka pasur edhe në disa komuna të tjera të Kosovës.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës më herët  ka njoftuar se java e tretë e muajit gusht do të vijojë me mot të ndryshueshëm, por me intervale të gjata me diell. Ndërsa nga dita e hënë deri të enjten, kryesisht pasditeve, pritet të ketë zhvillim të vranësirave dhe kushte për reshje shiu, i përcjell me erëra, në formë të stuhive lokale dhe shkarkime rrufesh.

IHMK ka njoftuar se reshjet nuk do ta përfshijnë gjithë territorin, më pak në Dukagjin, ndërsa reshje të intensitetit mesatar parashihen në rrafshin e Kosovës.

Sipas njoftimit të IHMK, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-31 gradë celsius. Indeksi UV do të jetë i lartë në orët e mesditës, prandaj këshillohet të respektohen udhëzimet e IKShP-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Serbisë ka ndarë 12 milionë dinarë, që i…