Drejtori për Shëndetësi në Prishtinë viziton QKMF-në, takon personelin shëndetësor

18 gusht 2020 | 13:15

Drejtori për Shëndetësi, Bujar Gashi, ka vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe personelin shëndetësor të cilët nga fillimi i pandemisë Covid-19 janë në vijën e parë të frontit duke u ballafaquar me këtë virus.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se situata epidemiologjike mbetet edhe më tutje e rënduar, prandaj sipas tij, është momenti i duhur që të fillohet me implementimin e praktikës për caktimin e terminëve për vizita kontrolluese në Qendra të Mjekësisë Familjare.

“Kjo po bëhet me qëllim të lehtësimit të qasjes së qytetarëve në shërbime shëndetësore, si dhe që mjeku të ketë kohë të mjaftueshme ta ekzaminojë në mënyrë adekuate secilin pacient. Natyrisht, rastet urgjente do të trajtohen me përparësi pa caktuar termin. Duke kërkuar mirëkuptimin tuaj, mirëpresim çdo ankesë, kritikë dhe sugjerim gjatë kësaj kohe dhe ju falënderojmë që na ndihmoni që shërbimet cilësore të i avancojmë në vazhdimësi. Vazhdoni të mbani maskat, pastroni duart e respektoni distancën fizike”, ka shkruar Ahmeti.

(F.D / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava,…