Fluks në Morinë, mijëra pushues nga Kosova presin të kalojnë kufirin
23 gusht 2020
| 20:43
Në kufirin Shqipëri-Kosovë ka një fluks të madh mjeteve me targa të Kosovës.
Pothuajse si çdo fundjavë kufiri dhe Rruga e Kombit vërshohet mijëra makina dhe qindra autobusë me pushues. Mbrëmja e kësaj të diele ka sjellë një tjetër fluks të madh makinash në Morinë.
Pushuesit Kosova të cilët tani e kanë bërë traditë që fundjavët t’i kalojnë në Shqipëri, kthehen pas pushimeve duke krijuar radhë të gjata në kufi. Lexuesit e “Epoka e re” e kanë njoftuar redaksinë e gazetës se Policia Kufitare e Kosovës, po punon me kapacitet të plotë dhe me procedurë të përshpejtuar, por megjithatë janë krijuar kolona të gjata dhe pritje të gjata.



