Goditet nga vetura, vdes vajza 7-vjeçare nga Skenderaj

23 gusht 2020 | 22:36

Një vajzë është goditur nga një veturë në një fshat të Skenderajt.

Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net Policia e Kosovës.

“Sipas informatave fillestare raportohet se rreth orës 19:00 një fëmijë, femër 7-vjeçare dyshohet se është goditur për vdekje nga një veturë në fshatin Kllodernicë të Skenderajt. Sipas familjarëve të viktimës i dyshuari ka ikur në drejtim të panjohur. Viktima sipas mjekut është sjell nga familjarët pa shenja jete në shtëpinë e shëndetit në Skenderaj”, ka deklaruar nga Policia për “Reporterin”.

Policia thotë se ka reaguar menjëherë dhe është duke kryer hetime lidhur me rastin.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një palë syze që dikur i përkisnin ikonës së pavarësisë…