Edhe në këtë fundjavë pushuesit ia mësynë bregdetit shqiptar

04 shtator 2020 | 13:45

Edhe pse kemi hyrë në stinën e vjeshtës, por që temperaturat janë të favorshme, drejt bregdetit shqiptar janë drejtuar shumë qytetarë nga Kosova.

Mediat në Kosovë raportojnë se që në orët e para të mëngjesit të sotëm ka pasur një numër të lartë pushtuesish, duke krijuar edhe radhë të gjata në kufi.

Pushuesit nga Kosova që po kalojnë ditët e nxehta në bregdetin shqiptar duhet të presin në radhë me orë të tëra në pikën kufitare në Morinë. Poashtu po ndodhin pritje të gjata edhe gjatë kthimit.

Pavarësisht që Kosova dhe Shqipëria gjenden në situatë të vështirë epidemiologjike, për shkak të virusit COVID-19, megjithatë vajtje-ardhjet e qytetarëve të këtyre dy vendeve nuk kanë ndaluar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komiteti i emergjencave për parandalimin e pandemisë globale Covid-19 në…