Lenjani prezantohet te Grasshoppersi
11 shtator 2020
| 13:01
Futbollisti shqiptar Ermir Lenjani është prezantuar nga skuadra e Grasshoppersit.
Mbrojtësi kuqezi ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me ketë skuadër, kurse vitet e fundit me plotë sukses luajti për Sionin.
31-vjeçari në të kaluarën ka luajtur edhe për Winterthur, Nantes, Stade Rennes, dhe St. Gallen. Për Kombëtaren e Shqipërisë, Lajnani është paraqitur në 33 ndeshje dhe ka realizuar tri gola.
(Epoka e re)



