Lepenci shkarkon Faruk Statovcin
17 tetor 2026
| 22:34
“Pas mbledhjes së kryesisë dhe shqyrtimit të rezultateve të fundit, kemi vendosur për ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Faruk Statovci dhe stafin e tij”, kështu thuhet në njoftimin e klubit Lepenci.
Kryesia e klubit kanë falënderuar trajnerin dhe stafin e tij, për kontributin e tyre në Lepenc. “Trajnerin Faruk Statovci dhe stafin e tij e falënderojmë për bashkëpunimin dhe angazhimin deri më tani, duke u uruar shëndet, suksese dhe gjithë të mirat në vazhdim të karrierës së tyre.”, thuhet në fund të njoftimit.



