Komuna e Prishtinës reagon ndaj arrestimit të inspektorit komunal

30 shtator 2020 | 14:22

Komuna e Prishtinës ka reaguar ndaj arrestimit të inspektorit të ndërtimit të kësaj komune.

Përmes një njoftimi për medie, komuna ka vlerësuar se distancohet nga çdo veprim i paligjshëm i cilitdo punëtor të saj.

“Më 29 shtator, në orët e mbrëmjes, jemi njoftuar se njëri nga punëtorët e Komunës është arrestuar nga Policia e Kosovës, dhe është në mbajtje për 48 orë. Nga mediet morëm vesh që i njëjti dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe mitmarrje. Komuna e Prishtinës është në pritje të informimit zyrtar, dhe menjëherë do të ndërmerr veprimet e nevojshme në përputhje me Ligjin dhe procedurat. Distancohemi nga çdo veprim i paligjshëm i cilitdo punëtor, dhe jemi të gatshëm për bashkëpunim të vazhdueshëm me organet e rendit, për çfarëdo rasti!”, është thënë në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Punëtorë të Korporatës Energjetike të Kosovës do të protestojnë më…