Lëndohet Jordi Alba
05 tetor 2020
| 14:01
Pas barazimit ndaj Sevilla, Ronald Koeman ka marrë edhe një lajm të hidhur, kësaj radhe nga stafi mjekësor i skuadrës.
Në njoftimin e faqes zyrtare të Barcelonës bëhet e ditur se Jordi Alba është i lënduar.
Mbrojtësi spanjoll ka probleme muskulore.
Nuk dihet saktë se sa kohë do të marrë rikuperimi i tij. Gjithçka do të vlerësohet dita-ditës.



