Gjykata Sportive italiane merr vendimin për ndeshjen Juventus-Napoli

14 tetor 2020 | 19:32

Gjykata Sportive në Itali më në fund ka marrë një vendim për ndeshjen Juventus-Napoli.

Pak minuta më parë është mësuar se sfida do të shkojë 3-0 për skuadrën torineze, ndërkohë që ekipit të Gattusos do t’i zbritet edhe një pikë në renditje.

Kujtojmë që Juventus zbriti normalisht në fushë në pritje të Napolit, ndërkohë që skuadra e të kaltërve nuk udhëtoi fare në Torino, duke u justifikuar me një vendim të zonës së rajonit jugor për të mos i lënë që të udhëtojnë.

Hetimi zgjati 10 ditë, ndërkohë që Napoli do të bëj edhe apelin për këtë vendim, shkruan kohajone.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Financave ka përkujtuar bizneset përfituese të subvencioneve të…