‘Dardanët’ nuk thyhen në Greqi
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll edhe përkundër shumë mungesave në formacion ka zhvilluar një paraqitje të mirë dhe ka marrë një pikë në ndeshjen ndaj Greqisë, e vlefshme për Ligën e Kombeve.
“Dardanët” dhe grekët luajtën baras pa gola 0-0, në ndeshjen e Ligës C në Ligën e Kombeve.
Rasti më të mirë në pjesën e parë e kishte Greqia në pjesën e parë, por Aro Muriq e ndali gjuajtjen nga penalltia të Bakasetasit. Pjesa e parë u mbyll me rezultat 0-0. Kosova në pjesën e dytë pati paraqitje më të mirë ku kishte dy raste të mira shënimi. Fillimisht gjuajtën e Lirim kastratit e ndali portieri vendas, derisa pak qaste më vonë gjuajtja e Paqaradës u largua nga vija e portës nga njëri prej mbrojtësve vendas.
Kosova pas katër ndeshjeve mori dy pikë, derisa Greqia ka grumbulluar tetë pikë.
(Epoka e re)



