Duka: Ja kur do të fillojë kampionati
23 tetor 2020
| 15:20
I gjithë opinion sportiv dhe jo vetëm, janë në pritje të vendimit nga Liga Profesioniste, në lidhje me startin e kampionatit, që po bojkotohet prej afro 40 ditësh.
Ishte planifikuar që Kategoria Superiore të startonte më 12 qershor, teksa është datën 23 tetor dhe ende nuk është zhvilluar java e parë. Ndërkohë së fundmi, gjatë një aktiviteti në “Football Republic Akademi”, presidenti i FSHF-së, Armand Duka është shprehur se ka pasur së fundmi një takim me kryeministrin, Edi Rama, teksa i pyetur në një deklaratë për mediat se kur do të startojnë aktivitetet futbollistike, kreu i FSHF-së, është shprehur veç të tjerash: “Kampionati do fillojë së shpejti. Kryeministri më ka premtuar se do pranojë ofertën tonë”.



