Zidane flet për ‘El Clasico’-n
23 tetor 2020
| 15:35
Trajneri i Realit të Madridit, Zinedine Zidane ka kërkuar nga lojtarë e tij të harrojnë rezultatet e ndeshjeve të fundit dhe në “El Clasico” të luajnë për fitore.
“Duhet të harrojmë çfarë ka ndodhur. Ne kemi ‘El Clasico’-n për të shfajësuar vetveten. Çdo ndeshje ka historinë e saj, është gjëja më e mirë për futbollin. Unë kam qenë gjithmonë kritik ndaj vetes dhe duhet të përmirësohemi. Unë gjithmonë do jem pas lojtarëve të mi, deri në vdekje”, ka deklaruar Zidane.



