Nga këto komuna janë rastet e fundit me Covid

24 tetor 2020 | 15:36

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.056 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 166 raste pozitive me Covid-19, raporton “Epoka e re”.

Brenda 24 orëve janë raportuar dy raste të vdekjes.

Rastet e fundit pozitive janë nga komuna Prishtinë 86 raste, komuna Gjilan 13 raste, komuna Fushë Kosovë 11 raste, komuna Podujevë 11 raste, komuna Prizren 10 raste, komuna Suharekë 8 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Shtime 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Gjakovë, Malishevë dhe Mitrovicë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në 24…