Jep dorëheqje presidenti i Barcelonës
27 tetor 2020
| 21:54
Pas rezultateve të dobëta dhe atmosferës jo të mirë në klubin katalon, largohet presidenti Bartomeu.
Josep Maria Bartomeu nuk është më president i Barcelonës. Pas mbledhjes urgjente të bordit të drejtorëve që është mbajtur pasditen e sotme, presidenti i klubit Blaugrana, Bartomeu ashtu edhe pjesa tjetër e drejtorëve kanë vendosur të japin dorëheqjen.
Numri një i klubit katalanas shpresonte që të shtyhej ky vendim për zgjedhjet e reja edhe për shkak të pandemisë, por një gjë e tillë nuk ndodhi. Në zgjedhjet e reja do të kemi një president të ri, i cili mund të ndihmojë në zgjidhjen e krizës.