Vieri: Kur Messi largohet nga futbolli do ta hedh TV-në

30 tetor 2020 | 11:24

Ish-sulmuesi italian Bobo Vieri shquhet për komentet e tij pikante. Një të tillë e ka bërë edhe pas ndeshjes Juventus – Barcelona, ku katalanasit triumfuan me rezultatin 0-2.

Në një prononcim për “CBS Sports”, Vieri u shpreh: “Barcelona ishte mahnitëse. Nuk e di sesi ata arritën të humbnin kundër Realit. Juventusi kishte mundësi t’i shënonte gjashtë apo shtatë gola me lehtësi. Luajti për mrekulli. Messi është magjistar. Ai është Herri Poteri i futbollit. Kur ai të ndalet së luajti unë do ta hedh TV-në. Nuk do të punoj në TV më. Do të shikoj Netflix, sepse kur ai të mos luajë më, nuk kam çfarë të shikoj tjetër”, ka thënë Vieri.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Brenda vitit 2030 në smartphone-in tonë mund të kemi edhe…