Pacolli rrëfehet edhe për dashurinë e tij të parë

31 tetor 2020 | 23:17

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka folur për dashurinë e tij të parë në rini.

“Isha i fshatit, katunar i Marevcit, për me ble libra e kam marrë një cjap me shit në Prishtinë, edhe krejt miqtë me shikonin që po shkoja me cjap në dorë, dhe blejta librat. Një vajzë e kisha në klasë, dhe në bankë më tha po të vjen era cjap, dhe mbeta pa ia shprehur dashurinë, dhe nga aty shkon deri te semestri i dytë në Hamburg kur u dashurova në Marjanën”, tha Pacolli në Kanal10.

Pacolli po ashtu ka treguar se si nuk e kanë lanë më të të hyjnë në restaurant, se nuk kishte mbathur çorape.

Ai sot njihet si shqiptari më i pasur, teksa ka edhe karrierë politike. Aktualisht ai është deputet si dhe mbanë pozitën e kryetarit në AKR.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Atletico e Madridit siguron fitoren e tretë radhazi në La…