Todt: Schumacheri dhe unë shikojmë TV së bashku

01 nëntor 2020 | 18:05

Presidenti i FIA-s, Jean Todt, është një nga të paktët që e di se si po shkon gjendja shëndetësore e Michael Schumacherit.

Që nga ai aksident fatal i vitit 2013, kur po skijonte, pak dihet mbi kampionin e madh të Formula 1, por ish-shefi i tij i Ferrarit ka folur edhe një herë mbi situatën e Michaelit, si po ecën gjendja shëndetësore e shtatë herë kampionit botëror.

Presidenti e viziton rregullisht “Kaiser”, me të cilin arriti sukses të paparë te “Ferrari”: “Lufta e Schumacherit vazhdon, së bashku me familjen dhe mjekët e tij”, ka thënë Todt për “De Telegraaf”. Jean ka siguruar se është ende në kontakt me të dhe familjen e tij, por nuk ka dashur të komentojë nëse Michaeli është në dijeni të sukseseve që djali i tij, Mick, po korr në Formula 2: “E takoj Michael rregullisht. Ne shikojmë TV së bashku. A është në dijeni të sukseseve të djalit, Mick? Unë nuk do të flas për këtë. Nuk dua të hyj në detaje, sepse është gjë private”.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Shefi i grupit parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,…