Liburn Aliu, ushtrues i detyrës së shefit të Grupit Parlamentar të LV-së

15 nëntor 2020 | 13:53

Deputeti, Liburn Aliu, do ta ushtrojë detyrën e shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës.

Lajmin e ka bërë me dije lideri i LV-së, Albin Kurti.

“Tash e tutje grupi parlamentar i LV-së do të ketë ushtrues detyre deputetin Liburn Aliu, do ta zëvendësojë kryetarin tonë të grupit parlamentar Rexhep Selimi. Nuk do të zgjedhim kryetar të ri, nuk do të nxitohemi, e kemi kryetarin Selimi. Por funksionalisht detyrën e tij do ta kryejë Liburn Aliu”, ka thënë Kurti, raporton “Epoka e re”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se vendi…