Deputetja e PDK-së: Në Serbi po abuzohet me fatin e të pagjeturve
Në seancën e Kuvendit të Kosovës ku kryeministri Avdullah Hoti është ftuar të raportojë për çështjen e të pagjeturve, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se për këtë çështje duhet të flitet dhe alarmohet vazhdimisht.
Ajo ka thënë se nga Serbia ka përpjekje që të ndryshohet narrativa që Kosova është viktima e regjimit gjenocidial serb.
“Është absurde dhe nuk arrijë ta kuptojë se si mund të shfajësosh vetën dhe të thuash se kjo çështje nuk duhet politizuar. Dhe pyetja ime është a po e politizon Serbia çështjen e të pagjeturve e më të dashurve tanë sot, si ka mundësi t’u thuhet deputetëve të Republikës së Kosovës mos abuzoni me këtë temë, ndërkohë që po abuzohet me fatin e të pagjeturve tanë në Serbi dhe kjo qeveri është në gjumë, dhe nuk e ka alarmuar as nuk e ka bërë të dukshme këtë çështje”, ka thënë Ismaili.



