‘Handikos’-i lanson kampanjën vetëdijësuese për qasjen nëpër shkolla
“School Opens the World- Shkolla hap dyert e botës”, kjo është motoja me të cilën “Handikos”-i ka lansuar kampanjën që synon promovimin e përfshirjes së fëmijëve me aftësi të kufizuara në edukimin e rregullt në Kosovë.
“Handikos”-i, në kuadër të projektit “Avancimi i situatës së fëmijëve me aftësi të kufizuara në Kosovë”, i mbështetur nga Zyra e UNICEF-it në Kosovë për 16 ditë do të promovojë kampanjën vetëdijësuese që target ka Ministrinë e Arsimit, Drejtoritë e Arsimit nëpër komuna dhe mbarë shoqërinë, në mënyrë që fëmijëve me aftësi të kufizuara t’u ofrohen kushte të barabarta infrastrukturore për ndjekjen e mësimit të rregullt nëpër shkolla.
Përgjatë nëntë ditëve të para të fushatës, “Handikos”-i do të lansojë nëntë video vetëdijësuese, ndërsa më 3 dhjetor, kur edhe shënohet Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara, pritet të vendoset një instalacion në sheshin e Prishtinës.