Historianët reagojnë pas publikimit të marrëveshjes për rrugën Deçan-Plavë

24 nëntor 2020 | 20:44

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, ka reaguar pas publikimit të marrëveshjes së arritur për përdorimin e rrugëve që kalojnë në Zonën e Mbrojtur të Manastirit të Deçanit.

Në reagim thuhet se kryeministri Hoti është dashtë të jap dorëheqje para se të arrihet kjo marrëveshje.

Sipas, Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, Manastiri i Deçanit do të jetë autonom me territor dhe ndaj institucioneve shtetërore të Republikës se Kosovës.

“Komuna e Deçanit, duhet të tërhiqet nga çdo pëlqim apo pajtueshmëri që të përdorë rrugë alternative përgjatë rrugës që lidh Deçanin me bjeshkët dhe Plavën, përveç rrugës ekzistuese që kalon kah Manastiri i Deçanit, rrugë kjo e cila e ndërtuar me shekuj”,  thuhet në reagim.

Reagimi i plotë:

“Pas publikimit të marrëveshjës se 9 nëntorit 2020 rreth rrugës Deçan-Plavë nga KTV-ja, sjellim reagimin e Dr. Shkodran Imeraj kryetar i LHK “Ali Hadri” dega në Deçan.

Siç po shihet ngadalë e drejtë Republikës se Manastirit të Deçanit.

Të lumtë kryeministër Avdullah Hoti, se marrëveshje të dobishme paskeni negociuar për rrugën Deçan-Plavë dhe qytetarët e Deçanit me rrethinë.

Kryeministër, kapitullimi i juaj para Manastirit të Deçanit paska qenë i tmerrshëm. Dorëheqja e juaj është dashtë të ndodh me 9 nëntor 2020.

Dita ditës, koha po tregon se Manastiri i Deçanit do të ketë territor të veçantë (ex-zonë) dhe shpejtë do të ndalon qarkullimin nga rruga ekzistuese në afërsi të manastirit, dhe me pas qarkullimi do të realizohet vetëm nga rruga e Gushavcit dhe nga devijimi në grykën e Lloqanit.

Pra, ngadalë Manastiri i Deçanit do të jetë autonom me territor dhe ndaj institucioneve shtetërore të Republikës se Kosovës.

Komuna e Deçanit, duhet të tërhiqet nga çdo pëlqim apo pajtueshmëri që të përdorë rrugë alternative përgjatë rrugës që lidh Deçanin me bjeshkët dhe Plavën, përveç rrugës ekzistuese që kalon kah Manastiri i Deçanit, rrugë kjo e cila e ndërtuar me shekuj”,  thuhet në reagim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministrja për Dialog, kryetarja e Alternativës Demokratike të Kosovës (ADK),…