Albulena Haxhiu: Nuk mbështesim asnjë kandidat për president pa zgjedhje

26 nëntor 2020 | 13:55

Lëvizja Vetëvendosje nuk mbështet asnjë kandidat për president. Nuk dëshiron as konsensus, pa shkuar në zgjedhje. Albulena Haxhiu nga Vetëvendosja ka thënë se nuk e kupton pse partive të tjera po iu ngutet në lidhje me presidentin, pasi Kosova ka Vjosa Osmanin si ushtruese të detyrës së shefes së shtetit.

“Çështja e president është duke u diskutuar më të madhe dhe pa nevojë. Kosova e ka tashmë ushtruesin e detyrës së presidentit. Vetëvendosja nuk e mbështet asnjë kandidatë për president që pa u mbajtur zgjedhjet e përgjithshme dhe pa pasur një udhëheqje të re”, ka thënë ajo për “Express”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Betim Gjoshi, ka…