Malcolm Simmons dëshmon më 18 janar në Kuvend për keqpërdorimet në EULEX
04 dhjetor 2020
| 12:14
Malcolm Simmons, ish-kryetar i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it do të dëshmojë më 18 janar në Kuvend për shkeljet që ka bërë ky mision gjatë funksionimit në Kosovë.
Ky vendim është marrë sot në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion, Imunitete, Rregullore të Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit.
Simmons kërkesën e tij për raportim në Kuvend e kishte dorëzuar gjatë verës së këtij viti.



