Ky është futbollisti me vlerën më të shtrenjtë në Superligë

04 dhjetor 2020 | 12:08

Mbrojtësi i majtë i Prishtinës, Gledi Mici, është lojtari më i shtrenjtë në Superligën e Kosovës në futboll, pasi vlera totale e tij është 475 mijë euro.

Superliga që disa edicione është bërë shumë interesante dhe përballjet me ekipet po janë shumë të forta. Krejt kjo vjen si shkak i investimeve të mëdha të ekipeve në lojtar. Ndërkaq këtë vit, apo saktësisht në edicionin 2020/21, klubet kosovare kanë investuar para të mëdha duke transferuar super-lojtar të cilët kanë vlerë të madhe.

Në këtë edicion sipas ueb-faqes “transfermarkt.com”, lojtari më i shtrenjtë në Superligë është Gledi Mici i Prishtinës, i cili ka vlerë 475 mijë euro. Pas tij vjen Marko Simonovski i Ferronikelit, që ka vlerë 450 mijë euro. Në vendin e tretë është Vladica Brdarovski i Dritës me vlerë 400 mijë euro.

Në vendet katër dhe pesë janë dy lojtarët e Prishtinës, Ahmed Raddaoui dhe Enis Gavazaj që kanë vlerën e njëjtë prej 350 mijë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, në seancën e sotme…