Aliu: LDK-ja e PDK-ja në momente kritike bëhen bashkë

04 dhjetor 2020 | 12:04

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, në seancën e sotme të Kuvendit, ku po diskutohet në shqyrtim të dytë Projektligji për rimëkëmbje ekonomike, ka thënë se në momente kritike LDK-ja dhe PDK-ja bëhen bashkë.

Ai ka shtuar se nuk dihet origjina se kush kënd e ka bërë si veten.

“Që të dyja janë të njëjta dhe janë bashkë në momentet kritike. Kush cilën e ka bërë si veten, a e ka bërë LDK-ja – PDK-në si veten apo anasjelltas”, ka thënë Aliu.

Ai ka theksuar se PDK-ja kritikon në vazhdimësi por kur vjen puna te momenti kritik, bashkohet.

“Skena politike në Kosovë është duke u diferencuar, kemi LV-në një anë dhe të gjithë të tjerët në anën tjetër. Ju mund të jeni bashkë edhe pak, mund të vazhdoni t’i bëni dëme këtij vendi bashkë edhe pak. U bëtë bashkë për ta rrëzuar qeverinë Kurti”, ka thënë Aliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Autoriteti Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi, ka mbajtur…