Autoriteti i Konkurrencës heton KEDS-in dhe KESCO-n, kërkohet përfshirja e Prokurorisë Speciale

04 dhjetor 2020 | 12:03

Kryetari i Autoriteti Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi, ka mbajtur të premtën konferencë pë media dhe ka njoftuar se ky institucion, ka nisur procedurat hetimore ndaj Kompanisë Kosovare për Distribuim me Energji elektrike (KEDS) dhe Kompanisë Kosovare për Furnizim me Energji elektrike (KESCO) nën dyshimet se kanë shkelur Ligjin e mbrojtjes së konkurrencës.

Prestreshi, kanë thënë se këto dy kompani dyshohet të kenë bërë marrëveshje të ndaluar.

Sipas tij, KEDS-i ka abuzuar me pozitën dominuese duke krijuar pengesa në treg për burimet e ripërtërishme të energjisë “duke vendosur kufizime në pajisje apo produkte për sistemin e shpërndarjes dhe i ka kërkuar distributorit që të ketë vetëm produkte të një kompanie”. “KEDS ka vendosur çmimin joreal të shitjes. Kanë vendosur çmime ose kushte të tjera. KEDS e Kesco kanë krijuar pengesa ndaj investitorëve ku kanë shfrytëzuar ekspertë të njëjtë dhe të njëjtat zyra. KEDS e Kesco kushtëzojnë lidhje të kontratave për detyrime shtesë që për nga natyra s’kanë lidhje me objektin e këtyre kontratave. Më konkretisht, AKK, gjatë shqyrtimit paraprak të situatës në tregun e energjisë elektrike, ka vërejtur se pala në procedurë, KEDS, ka abuzuar me pozitën dominuese, duke: Krijuar pengesa për hyrje në treg ndaj Burimeve të Ripërtëritshme të Energjisë (BRE). Duke kërkuar nga BRE-të por edhe investitorët e tjerë, që në rastet kur ata bëjnë investime në trafo-stacione, ato investime dhe prona ku gjendet trafo-stacioni të barten në pronësi të ndërmarrjes KEDS. Duke vendosur kufizime në pajisje apo produkte që nevojiten për t’u kyçur në sistemin e shpërndarjes, duke kërkuar nga investitori që të gjitha pajisjet që nevojiten që instalohen të jenë të një marke të pranueshme për KEDS si dhe të kenë teste të tipit të duhur sipas procedurave të brendshme të KEDS”, u shpreh ai.

Sipas Prestreshit, ekzistojnë dyshimet se KEDS në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë ka vendosur çmimin joreal të blerjes apo shitjes, ose kushte tjera të padrejta tregtare; kanë zbatuar kushte të ndryshme të transaksioneve për punët e njëjta me ndërmarrjet tjera duke i sjellë ato në një pozitë të pafavorshme në raport me konkurrencën, dhe kanë vendosur çmime ose kushte tjera, që kanë si objekt ose si pasojë pengimin e hyrjes ose nxjerrjes jashtë tregut relevant të konkurrentëve të veçantë ose të një produkti të tyre.

“Në anën tjetër, gjatë shqyrtimi paraprak të situatës në tregun e energjisë, AKK gjithashtu ka vërejtur se palët në procedurë, KEDS dhe KESCO, kanë arritur marrëveshje të ndaluar ose kanë bërë praktikë të bashkërenduar duke:  Duke Krijuar pengesa për hyrje në treg ndaj Burimeve të Ripërtëritshme të Energjisë (BRE) dhe investitorëve tjerë në atë mënyrë, duke shfrytëzuar objektin e njëjtë, shfrytëzuar ekspertët e njëjtë, mbajtur kontabilitet të përbashkët nga e njëjta zyre, si dhe duke bërë shkëmbimin e informacioneve”, u shpreh ai.

Kryetari i Autoriteti Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi, tutje ka thënë se ndërmarrjet KEDS SH.A.dhe KESCO SH.A. dyshohet se kanë arritur marrëveshje të ndaluar apo praktikë të bashkërenduar në atë mënyrë që: kufizojnë ose kontrollojnë prodhimin, tregjet, zhvillimin teknik ose investimet; zbatojnë kushte të ndryshme për transanksione të njëjta me ndërmarrje të tjera tregtare, duke i vendosur ato në gjendje të pafavorshme konkurruese; kushtëzojnë lidhjen e kontratave me pranimin nga palët e tjera kontraktuese të detyrimeve shtesë që për nga natyra ose nga përdorimi i tyre tregtar, nuk kanë lidhje me objektin e këtyre kontratave. “AKK ka kërkuar një mori dokumentesh nga palët e lartcekura, të cilat kanë një afat prej 30 ditësh që dokumentet e kërkuara t’ia dorëzojnë AKK-së.  AKK do t’i njoftojë mediat dhe publikun e gjerë lidhur me çdo zhvillim të rëndësishëm rreth këtij rasti”, u shpreh ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Skenderaj (QKMF), tani është…